“Covid 19”, 3 fatalitete dhe 1.171 raste të reja në tre ditë

01.08.2022 16:32

Gjatë 3 ditëve të fundit janë kryer 2.631 testime....

Gjatë 3 ditëve të  fundit janë kryer 2.631 testime  dhe janë regjistruar 1.171 raste të reja me COVID-19 , prej të cilave ,275 riinfeksione.

Po ashtu janë regjistruar  3 fatalitete 75, 80 dhe 83 vjeç, që  kanë ndërruar jetë në  kushte spitalore. Asnjë pacient i vdekur  nuk është regjistruar  nga “Termini im”.

Shkupi vazhdon të mbajë  numrin më të madh të të infektuarve,  - 485.

Qytetet e tjera kanë numra dyshifrorë. Manastiri - 87, Kavadari - 78, Prilepi - 61, Kumanova - 60, Ohri - 51, Gostivari - 49, Velesi - 43, Tetova - 32, Shtipi dhe Struga - 29, Strumica - 28, Kërçova - 23, Gjevgjelia - 18, Negotina - 15, Resnja - 14, Koçani - 13, Radovishi - 11, qytetet e tjera me më pak se 10 të infektuar.

Të shëruar në këto  tre ditë janë  1.390 persona. Edhe këtu numri më i madh, apo 749, janë nga, Shkupi. 

Aktualisht numri i rasteve aktive në vend  është 4.974.