Botë
Tensionet në Veri, Maloku: Serbia tensionon veriun pa nevojë
01.08.2022 17:17
Përshkallëzimi i situatës së sigurisë në Veri të Kosovës nga ana e serbëve lokal...

Përshkallëzimi i situatës së sigurisë në Veri të Kosovës nga ana e serbëve lokal, për analistin politik Albinot Malokaj, është pasojë e përpjekjeve të Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq , për të krijuar një situatë të panevojshme konfliktuoze.
“Në një dicka që është krejtësisht normale, pati një reagim të inspiruar nga Presidenti Vuçiq dhe Beogradi zyrtar, pa pasur asnjë nevojë, vetëm sa për të nxitur rrethana konfliktuoze në një zonë jashtëzakonishtë neuralgjike të Kosovës. Vendimi si i tillë, ndoshta është dashur të ishte marrë shumë më përpara dhe nga Qeveritë tjera, për arsyje se është shumë i drejtë, dhe është në përputhje totale me një normë të barabarësisë së palëve, mirëpo konsideroj që mometi kur ambasadori amerikan në Kosovë tha që të shtyhet ky vendim, u krijua një përshtypje se Qeveria e Kosovës , për një vendim ekstremisht të drejtë ,ka nxituar pa një konsultim të mirfilltë me faktorët ndëkombëtarë të cilët janë të një rëndësie për rrjedhat vendimmarëse politike në vendin tonë”, u shpreh analisti politik Albinot Maloku.
Burjani: Serbia kurrë s’do jetë e gatshme të njohë Kosovën
Për analistin tjetër politik Blerim Burjani, Serbia nuk do të jetë e gatshme asnjëherë që të ndërtojë rrugën e njohjes me palën kosovare. Sipas tij këto tensione do të aktualizohen edhe pasi të kalojë 30 ditëshi nga shtyrja e vendimit.
“Tensionet natyrisht se do të mbesin edhe për një kohë të gjatë, por besoj se brenda një muaji nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ana e Serbisë, sepse e njëjta nuk do të ketë ndonjë ndryshim të qasjes për këtë temë për çështjen e letërnjoftimeve dhe dokumenteve tjera të reciprocitetit. Nga ana tjetër zoti Kurti dhe Qeveria e Kosovës muk po heq dorë fare nga kjo çështje, pasiqë është paralajmëruar sërisht që brenda një muaji të provohet përsëri të zbatohet vendimi i Qeverisë, dhe përsëri do t’i kemi telashet e njëjta”, theksoi analisti politik Blerim Burjani.
Burjani dhe Maloku ndajnë mendimin se të dyja Qeveritë do të duhet të ulën edhe me faktorin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për problemin e reciprocitetit, por shprehen pesimistë se mund të arrihet ndonjë zgjidhje e shpejtë, sidomos pas deklarimeve të fundit të presidentit Vuçiç, i cili në njëfarë mënyre i shpalli luftë Kosovës.
FITIM KRYEZIU
