Maqedoni

Ndahet nga jeta ish-ministrja e Jashtme, Ilinka Mitreva

01.08.2022 20:16

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e LSDM-së, Ilinka Mitreva ka vdekur...

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e LSDM-së, Ilinka Mitreva ka vdekur, tha partia në pushtet LSDM në një komunikatë për media duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të Mitrevës.
 
“Si një nga themeluesit e partisë, Mitreva i hapi rrugën asaj që është LSDM sot, një parti e përgjegjshme, shtetformuese. Kontributi i profesor Mitrevës në ndërtimin dhe afirmimin e shtetësisë maqedonase në kohët e mbushura me sfida serioze është i madh. Vepra e Mitrevës mbetet një thesar i përhershëm për diplomacinë maqedonase dhe shembull i një qëndrimi të përgjegjshëm, shtetaror ndaj detyrës, ndaj shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve. U preftë në paqe.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.