Maqedoni

E reja humb gishtat, i plas në dorë mjeti piroteknik

15.01.2015 19:03

Një aksident i shkaktoi humbjen e disa gishtave një të reje nga Radovishi...

Ngjarja ndodhi të martën mbrëma, kur shtëpia ku jetonte e reja u zhyt në errësirë pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
 
19-vjeçarja u nis për të gjetur një qiri, por gjeti një mjet piroteknik dhe e ndezi atë, duke kujtuar se po ndizte qiririn.
 
Pasi fisheku plasi, e reja mbeti e plagosur, madje duke humbur edhe disa gishtërinj.
 
Ajo është transportuar në spitalin më të afërt dhe që nga atje në klinikat e Shkupi.
 
Mjekët thonë se e reja, fatkeqësisht, do të mbetet pa gishtërinjtë e humbur.