RMV feston Ilindenin, Ditën e Republikës, me mesazhe për unitet dhe harmoni

02.08.2022 12:19

Me aktivitete dhe manifestime të shumta.....

Me aktivitete dhe manifestime të shumta filloi festimi i 2 Gushtit - Dita e Republikës, me të cilën qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut festojnë dy ilindenet. 

Delegacioni i Kuvendit Republikan I udhehequr nga kryeparlamentari TAlat Xhaferi  shenuan solemnisht 78 vjetorin e mbledhjes se pare te KACKM-se ne qendren memorial  te KACKM-it, ne Pelince.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, ne mesazhin e tij me këtë rast tha se 2 Gushti, është udhërrëfyesi dhe forca për një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve të këtij shteti.

“Kemi një vend të përbashkët, andaj të gjithë jemi përgjegjës për ta ruajtur dhe zhvilluar atë, për ne dhe brezat e ardhshëm. Është borxhi ynë ndaj të gjithë atyre që luftuan për një shtet të tillë civil, një shoqëri e të gjithë qytetarëve në të cilën fëmijët tanë, nipërit dhe brezat e ardhëshëm që meritojnë të jetojnë, rriten, arsimohen dhe krijojnë në një Republikë moderne dhe të begatë europiane të Maqedonisë së Veriu.” - ka shtuar mes tjerash kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Me rastin e 2 Gushtit, ditës së 2 Ilindenëve, mesazhe urimi për qytetarët e vendit  ka dërguar edhe presidenti, Stevo Pendarovski.

Koncepti i Europës së Bashkuar është shansi më i mirë për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, thuhet mes tjerash në mesazhin e urimit të presidentit.

“Është detyra jonë të kujdesemi për republikën tonë, që të gjithë qytetarët e saj ta ndiejnë atë si atdheun e tyre. E vërteta historike nuk mund të ndryshohet me marrëveshje, as me protokoll, sepse faktet ekspozojnë çdo konstrukt të imponuar, dhe koncepti i evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë së Veriut si një Republikë moderne europiane” - ka thene  presidenti, i cili ka ndarë më pas “Dekorata dhe Medalje për Merita Usharake dhe Guxim”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga Krusheva ka uruar këtë ditë për të gjithë qytetarët e vendit. 

“Ilindeni, është krenaria jonë, udhërrëfyesi  dhe forca për një të ardhme më të mirë”, ka thene kryeministri, per te shtuar se kjo festë duhet festuar në harmoni dhe unitet.

Delegacionet e Qeverisë së RMV-së, sot marrin pjesë në të gjitha ngjarjet e përfshira në programin shtetëror për shënimin e festës kombëtare 2 Gushti - Dita e Republikës në të cilën Ilindeni i1903 dhe Ilindeni i 1944, janë bashkuar si pjesë e një sërë ngjarjesh të mëdha historike që pasqyrojnë vazhdimësinë historike shtetërore dhe aspiratën e qytetarëve, për të krijuar shtetin e tyre, të barabartë në shoqërinë e kombeve.

Manifestimet për festën e 2 Gushtit, u percollën edhe me program festiv, kulturor dhe artistik. (Merita Gashi, TVM2)