Afganistan; SHBA-të, kanë vrarë liderin e Al Kaedës
Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri....

Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Joe Biden të hënën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.
Zawahiri, i cili sapo mbushi 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i grupit, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama bin Laden. Në një moment, ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.
Zawahiri po strehohej në qendër të Kabulit për t’u ribashkuar me familjen e tij, tha Biden, dhe u vra në atë që një zyrtar i lartë i administratës e përshkon si “një sulm ajror të përshtatur saktë”.
Sulmi me dron u krye në orën 21:48 lokale të shtunën u autorizua nga Biden pas javësh të takimeve me kabinetin e tij dhe këshilltarët kryesorë.
Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.
“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon fuqishëm këtë sulm me çfarëdo preteksti”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke përdorur emrin zyrtar për qeverinë talebane.
Ai e denoncoi sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, duke ju referuar marrëveshjes së vitit 2020 që grupi i tij kishte nënshkruar me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.
