Ambasadori i ShBA-ve në Prishtinë, reciprociti në koordinuara me ndërkombëtarët

02.08.2022 14:37

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës...

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokuemntet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ambasadori amerikan, duke demantuar pretendimet se vendimi i qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit, nuk ishte në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
 
Stoltenberg, bisedë telefonike me kryeminsirin Kurti 
 
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. 
 
Përmes një publikimi në Twitter, Stolteneberg tha se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme. 
 
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg.
 
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për ngjarjet e fundit në very, për çka janë hapur edhe raste penale. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)