Maqedoni
Mickoski, social demokratët evropjanë të rrejshëm
02.08.2022 15:11
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrsitian Mickovski ka dalur me akuza ndaj LSDM-së...

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrsitian Mickovski ka dalur me akuza ndaj LSDM-së të cilët i ka cilësuar si evropian të rrejshëm, që zhvilluan një dredhi kundër BE-së kinse ata janë armiqt tanë dhe fajtor për fatin e Maqedonisë së Veritu dhe jo paaftësia, karakteri i nënshtruar dhe karakteri tradhëtues i qeverisë. Sipas tij referendumi është një mundësi e mirë që elita politike të tregojë se sa e vlerëson qëndrimin e popullit edhe kur ai mendon ndryshe nga ato.
“Referendumi është pasqyrë e pafuqisë së qeverisë dhe e rrezikshmërisë së tyre morale dhe duke ikur prej tij duan t'i "përcjellin të eturit përtej liqenit" pa e menduar se çfarë fatkeqësie po pranojnë. Publikisht bëj thirrje për të mbështetur referendumin. Le të thërrasim të gjithë së bashku dhe t'i japim një shans popullit për të marrë një vendim. Populli duhet të jetë i qetë, pavarësisht se çfarë do të bëjë kjo qeveri si pengesë apo rezistencë ndaj referendumit, garancit dhe bllokada për ruajtjen e Kushtetutës nga deputetët e VMRO-DPMNE-së janë fakt dhe kështu mbetet”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Mickoski urime me rastin e festës së 2 gushtit
Mickoski thotë se për situatën në të cilën gjinedet vendi nuk është fajtor BE por fajtorë janë, Kovaçevskin, Pendarovski, Osmani e Zaev. Sipas tij kjo situate ka dalje e ajo është përmes zgjedhjeve. Mickovski këto qëndrime i paraqiti nga manifestimi me rastin e 2 Gushtit të organizuar të Tashmarnishte të Strugës, prej ku prëcolli urime për të gjith qytetarët.
“Urime Ilindenin, urime festën më të amdhe maqedonase shën Ilia-Ilinden. Të jetë i poherjetshëm kujtimi për komitët, partizanët atyre burrave dhe grave që luftuan për lirinë tonë. Është epike lufta jonë shekullore për liri, ku kishte edhe rënie edhe fitore një dramë e rrallë, me viktima, hidhrim dhe aromë baroti e përcillte vendosmërinë tonë për liri dhe besimin te idealet”, theksoi Mickovski.
VMRO-DPMNE, Vetëm përkrahësit e LSDM-së ishin në Meçkin Kamen
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikoloski, u ankua se qytetarëve pa librezë të LSDM-së, dhe aktivistëve të VMRO- së, iu është ndaluar hyrja në manifestimin në Meçkin Kamen me arsyetimin se nuk janë në protokoll. Ai pohon se pushteti i ka sjellë aktivistët në festë me autobusë dhe shton se nuk ka mundur ta mbushë në atë mënyrë as hapësirën rreth Meçkin Kamenit.
“Të gjithë që nuk janë antarë të LSDM-së, përfshir edhe një numër të madhë të VMRO-DPMNE-së e kanë të ndaluar të afrohen këtu, për çka dhe ishim të informuar para fillimit të këtij manifestimi. Faktikisht edhe një pjes e njerëzve që ishin pjesë e delegacionit tonë e kanë të ndaluar të marrin pjesë këtu. Nuk e di nga çka frigohen, me shumë gjasa frigohen nga populli. Ata nuk ishin në listën e protokolleve”, u shpreh nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski.
VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në fjalimin e kryeministrit Kovaçevski në Meçkin Kamen. Ata paraprakisht kishin vendosur lule në memorialet, por më pas u larguan.
SANIJE DURAKU
