Ngjarjet në Veri të Kosovës, Osmani për BBC: Jetojmë pranë një fqiu që e kontrollon Rusia
Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës....

Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, si rezultat i përpjekjes së Qeverisë së Kosovës të implementojë vendimin për reciprocitet me Serbinë, tërhoqën vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Në një intervistë për BBC neës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani thotë se Kosova nuk është asnjëherë ajo rrit tensionet, por kjo bëhet nga Serbia e mbështetur nga Rusia. Megjithatë, presidentja u zotua se një qëllim i tillë serb s’do të lejohet në Kosovë.
“Ka pasur përgatitje nga Serbia të nxitura nga Rusia për një kohë të gjatë, për përshkallëzimin e situatës në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti. Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë por veçanërisht në muajit e fundit, ata kanë vazhduar të mbështesin strukturat ilegale në veri që përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar ata janë duke mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë si peng të këtyre politikave të gabuara” – tha Presiudentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ngjarjet në Veri të Kosovës, Osmani për BBC: Politikat destabilizuese të Putin, të dështuara
Osmani thotë se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në eskalimin e dhunës. Është pikërisht Serbia ajo e cila në bashkëpunim me Rusinë dëshiron që të rikthejë tensionet në rajon.
Sipas presidentes, Kosova gjithmonë ka dëshmuar vlera demokratike si dhe konstruktivitet në dialogimin 12 vjeçar me Serbinë.
Institucionet e Kosovës po punojnë që edhe qytetarët serbë të ndihen të barabartë dhe të integruar në shoqëri dhe institucione.
“Serbia dhe Rusia janë të interesuara për të rikthyer tensionet në rajonin tonë. Në nuk do ta lejojmë këtë. Së pari, ne nuk do të biem pre e këtyre provokimeve. Së dyti, ne kurrë nuk do t’i nxisim këto provokime. Dhe së treti, ne do të punojmë së bashku me partnerët tonë që të sigurohemi se një skenar i tillë të mos ndodhë në Kosovë. Ne jemi duke biseduar për 12 vitet e fundit dhe Kosova gjithmonë ka qenë pozitive. Gjithmonë i jemi përgjigjur dialogut dhe nuk jemi larguar nga tavolina e dialogut dhe kemi qenë pala konstruktive. Dhe ne kemi nënkshkruar marrëveshje që po i respektojmë. Serbia po e bën të kundërtën” – u shpreh Osmani.
Në mesazhin drejtuar presidentit rus, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani thotë se politikat destabilizuese të Putinit janë të dështuara jo vetëm për Ukrainën por edhe për Ballkanin Perëndimor. (Merita Gashi, TVM2)
