Maqedonia e Veriut shënon 2 Gushtin, festa në frymën e integrimit evropian

02.08.2022 15:42

Maqedonia e Veriut shënon 2 Gushtin - Ditën e Republikës.....

Maqedonia e Veriut shënon 2 Gushtin - Ditën e Republikës, në frymën e realitetit më të ri. Fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian dhe realizimi i këtij qëllimi dominoi në mesazhet e krerëve më të lartë të shtetit.

“E vërteta historike nuyk mund të ndryshohet as me marrëveshje as me prfotokoll pasi faktet e zbulojnë çdo konstrukt. Me të vërtetëtn historike s’ka kompromis. Të folurit e të vërtetave historike as ka mundur dhe as do të mundet të jetë gjuhë e urrejtjes. Projekti i Evropës së Bashkuar padyshim konfirmon se rruga për pajtim të pëhershëm mes popujve çon mes drejtësisë të bazuar në të vërtetën.” – tha Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Ilindeni, është krenaria jonë, udhërrëfyesi  dhe forca për një të ardhme më të mirë, ka thënë kryeministri Kovaçevski.

Sipas tij, me fillimin e negociatave, maqedonishtja bëhet gjuhë zyrtare edhe e BE-së.

Gjenerat e së tashmes do ta kenë mundësinë të dëshmojnë ditën kur me anëtarësim të plotë gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtyare të BE-së, bashëk me 24 gjuhët e tjera zyrtare të BE-së. Ëndrra që gjuha maqedfonase të dëgjohet larg do të bëhet realitet” – tha Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.  

Ndërkaq, kreu i dhomës ligjvënëse, Talat Xhaferi ftoi në respektimin e lirive dhe të drejtave të gjithë bashkësive etnike në vend si garanci për të ecur përpara, sipas përcaktimit të ilindenacve.   

“Nëse sillemi me përgjegjësi dhe arsye ndaj shtetit dhe qytetarëve. Me respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë duke pranuar deklarimin  e veçorive dhe karakteristikave të çdo bashkësie etnike, kulturën, gjuhën, veçoritë e identetit si e drejtë natyrore, atëherë rruga nga duhet të ecim është e determinuar që nga ilindenasit.” – u shpreh Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.     

2 Gushti - Dita e Republikës në të cilën Ilindeni i 1903 dhe Ilindeni i 1944, janë bashkuar si pjesë e një sërë ngjarjesh të mëdha historike që pasqyrojnë vazhdimësinë historike shtetërore dhe aspiratën e qytetarëve, për të krijuar shtetin e tyre, të barabartë në shoqërinë e kombeve. (Shpëtim Nuredini, TVM2)