Botë
Bombardime ruse në disa qytete, ShBA 550 milion dollarë pako ndihmash për Ukrainën
02.08.2022 16:56
Forcat ruse kanë bombarduar sërish qytetin jugor ukrainas Mykolaiv...

Forcat ruse kanë bombarduar sërish qytetin jugor ukrainas Mykolaiv, duke goditur konviktin universitar në këtë qytet, njoftojnë autoritetet lokale. Po ashtu janë djegur disa shitore. Ndërkohë raportohet se forcat ruse po vazhdojnë ofensivën në Donetsk.
“Më 2 gusht, nga ora 1 deri në ora 4 e mëngjesit, dy qarqe të qytetit Mykolaiv janë bombarduar. Konvikti i njërit prej universiteteve është dëmtuar. Një roje e konviktit është lënduar. Janë shkatërruar edhe shtëpi banimi dhe dyqane”, u shpreh kreu i administratës rajonale të Mykolaivit, Vitalii Kim.
Granatimet ruse në Mykolaiv, vinë pasi SHBA-të njoftuan për një pako të re ndihmash prej 550 milion dollarë për Ukrainën, kjo duket se e ka rrebeluar edhe me shumë Rusinë dhe ka përgatitur dhjetëra mijëra trupa për të pushtuar qytetet Krivij Rih dhe Mykolaivin në Ukrainën jugore.
“Pakoja e re e ndihmave prej 550 milion dollarësh, do të përfshijë më shumë municion për Sistemet e Avancuara të Raketave të Lëvizshmërisë së Lartë, të njohur ndryshe si HIMARS. HIMARS janë sisteme me rreze të gjatë veprimi dhe janë më precize sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenalin e saj”, theksoi John Kirby nga këshilli i sigurisë kombëtare të ShBA-së.
“Moska goditi rajonin e Dnipropetrovskit me raketa pasi ShBA-të njoftuan për ndihmë të re ushtarake për Kievin. Forcat sulmuese ruse numërojnë rreth 22.000 ushtarë dhe një kontigjent “mjaft i madh” po qëndron në pritë”, u shpreh këshilltari i presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovych.
Trupat ruse qëlluan me raketahedhës dhe artileri edhe rrethinat e qyteteve Sinelnykivski dhe Krivoriki në rajonin e Dnipropetrovskit.
“Armiku goditi Sinelnykivski me një raketë kundërajrore. Në Pokrovska sulmi shkatërroi banesa dhe dëmtoi makina. Numri i viktimave nuk dihet sepse Ekipet e Emergjenës janë duke kërkuar të mbijetuar nën rrënoja”, theksoi kreu i administratës ushtarake në Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko.
Rusia pasi e uzurpoi termocentralin më të madh bërthamorë në Zapoirizhia, të njejtin e përdorë si një “mburojë bërthamore”, tha sekretari amerikan Antony Blinken.
“Uashingtoni ishte “thellësisht i shqetësuar” që uzina e Zaporizhjas – drejt së cilës Rusia goditi me predha në mars në mënyrë të rrezikshme – tani është një bazë ushtarake ruse që po përdoret për të qëlluar mbi forcat ukrainase aty pranë. I njejti termocentral përdoret si mburojë për Rusinë dhe më këtë kërrcënon botën. Rusia ka vendosur trupa atje, duke parandaluar forcat ukrainase t’i kundërpërgjigjen zjarrit me zjarr nga rreziku i ndonjë aksidenti të tmerrshëm bërthamor”, u shpreh sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.
Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se 5.327 civilë janë vrarë dhe 7.257 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
FARIJE DAUTI BAKIU
