Maqedoni
Bujar Osmani mirëpret uljen e tensioneve në veri të Kosovës
02.08.2022 17:19
Shefi i diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka mirëpritur...

Shefi i diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka mirëpritur uljen e tensioneve pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri në shtator zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Ne po përcjellim situatën në veri të Kosovës me interes të madh, duke mirëpritur qetësimin e situatës. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në përafrimin e mardhënieve fqinjësore dhe qëllimet e përbashkëta evropiane, duke marrë në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik”, ka shkruar Osmani.
