Maqedoni
Kovid 19, 4 të vdekur 815 të infektuar 1252 të shëruar
02.08.2022 17:42
Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit për gjendjen me pandeminë...

Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit për gjendjen me pandeminë ka bërë të ditur se janë realizuar 1.814 testime 815 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.
Nga 815 të infektuar 158 janë riinfektime. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.252 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore.
Poashtu edhe nga termini im njoftohet për dy të vdekur të moshës 88 vjeç të cilët kanë vdekur më 19 dhe 29 korrik.
Aktualisht në vend ka 4.535 raste aktive me kovid 19. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kumanova dhe Kavadari.
