Botë
Ukrainë, Stoltenberg ka telefonuar Zelenskyn
02.08.2022 19:14
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për mbështetjen e NATOS.
“Telefonatë të këndshme zhvillova me presidentin Zelensky ku biseduam për prioritetet e mbështetjes ushtarake. Është shumë e rëndësishme që NATO dhe aleatët e saj të ofrojnë edhe më shumë asistencë ushtarake për Ukrainën”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Në anën tjetër zyra e presidentit ukrainas ka lëshuar një komunikatë për media, me të cilën njofton edhe opinionin për atë që është diskutuar me Stoltenbergun.
“Presidenti i Ukrainës ka informuar Jens Stoltenbergun për situatën dhe fushëbetejën dhe nevojën, që Ukraina shpejt duhet pranuar më shumë armë të rënda nga vendet që janë anëtare të NATO-s, me qëllim që të ndalen me sukses sulmet ruse dhe të vazhdohet me kundërsulme”, thuhet ndër tjera në kumtesë.
Ata gjithashtu kanë diskutuar për eksportimin e drithërave nga Ukraina, përmes portit të Odessas nëpër Detin e Zi.
