Botë

Mbi 1.000 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

02.08.2022 20:00

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 1.030 raste...

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 1.030 raste të reja me koronavirus.
 
Rastet e reja dalin pas testimit të 2.829 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 36.40.
 
Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 580 pacientë. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.914.
 
Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.
 
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
 
Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus./evropaelire