Botë
Gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, zjarret u marrin jetën dy personave
02.08.2022 20:46
Dy persona janë gjetur të vdekur brenda një makine në Kaliforninë veriore, pasi një zonë u përfshi nga flakët e mëdha...

Dy persona janë gjetur të vdekur brenda një makine në Kaliforninë veriore, pasi një zonë u përfshi nga flakët e mëdha.
E gjithë situata alarmante ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, një ndër ta ishin edhe personat që humbën jetën.
BBC shkruan se sherifi i qarkut Siskiyou, Jeremiah LaRue tha se ata po përpiqeshin të arratiseshin.
Zjarri McKinney ka djegur më shumë se 55,000 hektarë, duke e bërë atë më të madhin në Kaliforni për këtë vit.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarrit, i cili filloi të premten pasdite.
Më pas u përhap me shpejtësi për shkak të thatësirës së vazhdueshme dhe erërave të forta.
Rreth 650 zjarrfikës janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por deri më tani pa sukses./Top Channel
