Vrasja tragjike e 7 vjeçares në Potam, Joana përcillet për në banesën e fundit

03.08.2022 11:32

Ngjarja tragjike në plazhin e Potamit në Himarë....

Ngjarja tragjike në plazhin e Potamit në Himarë, ku një 7 vjecare u godit për vdekje nga skafi shkaktoi një revolt të madhe qytetare.

Joana Avdia ishte duke qëndruar në breg të detit së bashku me babain e saj në momentin kur skafi që drejtohej nga Arjan Tase e goditi për vdekje, që ishte  shef I policimit në komunitet në komisariatin e Elbasanit. Ai është shkarkuar menjëherë e ndodhet në arrest.  Joana  sot u përcoll për në banesën e fundit. 

Nuk vonoi shumë dhe vendimi për shkarkimin e zinxhirit komandues në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë.  Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shqipërisë, Gledis firmosi shkarkimin e tyre, duke nisur nga drejtuesi I këtij sektori, Shpëtim Hasanaliaj. Në total janë 15 shkarkime, mes tyre dhe inspektorë në Policinë Kufitare Dhërmi.

Vendimi u mor pas një analize të imtësishme të kryer në lidhje me ngjarjen tragjike, ndërkohë përgjatë mbrëmjes së të martës kanë vijuar kontrollet në bregdet për gjithë mjetet lundruese. Në kuadër të tyre u bllokuan dhe 4 mjete të tjera lundruese motorike, duke çuar në total 29 të tillë.

Një protestë do të mbahet ditën e enjte përpara ministrisë së Brendshme nën moton ‘Nuk e vrau varka, por shteti’.