Pelosi: Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë në Tajvan mbetet i hekurt

03.08.2022 12:57

Pelosi mbajti fjalim edhe në Parlamentin e Tajvanit sot....

“Sot bota përballet me zgjedhjen midis demokracisë dhe autokracisë. Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë, këtu në Tajvan dhe në mbarë botën, mbetet i hekurt”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, pas takimit me presidenten e ishullit, Tsai Ing-wen.

Pelosi mbajti fjalim edhe në Parlamentin e Tajvanit sot, e bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Pelosi tha se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.

“Ne e përgëzojmë Tajvanin që është një nga shoqëritë më të lira në botë”, tha ajo në Parlament.

Presidentja tajvaneze falënderoi Pelosin për mbështetjen e saj prej dekadash për Tajvanin dhe i ndau asaj medaljen “Urdhri i Reve të Bukura”.

“Përballë kërcënimeve ushtarake të shtuara qëllimisht, Tajvani nuk do të tërhiqet. ne do të mbështesim me vendosmëri sovranitetin e kombit tonë dhe do të vazhdojmë të mbajmë vijën e mbrojtjes për demokracinë”, tha Tsai.

Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj, menjëherë e dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se seriozisht rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit. Si përgjigje ndaj vizitës, Pekini paralajmëroi për ushtrime të shumta ushtarake rreth ishullit dhe lëshoi një sërë deklaratash të ashpra pasi delegacioni mbërriti më 2 gusht në Taipei.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vjetët e fundit. Pas vizitës në Tajvan, Pelosi do të vizitojë Japoninë dhe Korenë e Jugut.