Maqedoni

Dita e përkujtimit të Holokaustit e Romëve, Pendarovski: Padrejtësitë historike, ende të gjalla

03.08.2022 13:43

Në Luftën e Dytë Botërore në të gjithë Europën dhe Ballkanin u vranë mbi 500.000 romë....

Në Luftën e Dytë Botërore në të gjithë Europën dhe Ballkanin u vranë mbi 500.000 romë. Është shqetësues fakti që sot edhe në shoqëritë moderne demokratike, padrejtësitë historike ndaj romëve janë ende të gjalla, thotë presidenti Stevo Pendarovski.
 
“Është përgjegjësi e përbashkët historike dhe civilizuese që publikisht t'i kundërvihemi fenomeneve të tilla, që tragjeditë nga Lufta e Dytë Botërore të mos përsëriten kurrë. Romët janë pjesë e pandashme e mozaikut tonë social, që ndan aspiratat dhe sakrificat në luftën për një shoqëri të lirë. Kjo bashkëjetesë duhet të vazhdojë në frymën e solidaritetit, humanizmit dhe respektit të ndërsjellë.”,- tha presidenti, Stevo Pendarovski.
 
Në Ditën e Përkujtimit të viktimave romë gjatë Luftës së Dytë Botërore (Samudaripen), në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve, mbahet ekspozita "Nëpër labirintin e historisë së Romëve - pesë dhomat", e organizuar nga Asociacioni “Qendra informative për biznesin e romë në Maqedoninë e Veriut” dhe Rrjeti për zgjidhje sistematike dhe të përhershme, e organizuar nën kujdesin e Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve.

FITIM KRYEZIU