Thaçi në vizitën e parë zyrtare në Malin e Zi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka filluar sot vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi...

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka filluar sot vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi, ku do të pritet nga përfaqësuesit me të lartë të këtij shteti. Sipas një njoftimi,
Thaçi do të takohet me homologun e tij malazes, Igor Lukshiq, më pas me kryeministrin, Milo Gjukanoviq, me presidentin, Filip Vujanoviq, si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiq.
“Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkëmbimin ekonomik, kulturor, për projekte të përbashkëta infrastrukturore, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore”.
Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Thaçi do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit kryesorë të bizneseve malazeze, ku do të kërkojë më shumë shkëmbim tregtar mes bizneseve kosovare dhe atyre të Malit të Zi.
Në Ulqin, Thaçi pritet të vendos kurorë me lule në memorialin dedikuar të dëbuarve të luftës së Kosovës më 1999, ndërsa më vonë, ai do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politik shqiptarë. Kjo është vizita e parë zyrtare e Thaçit në këtë shtet.
