Covid-19, 122 mijë infektime e 355 të vdekur një javë në Greqi

03.08.2022 14:35

Në periudhën 25-31 korrik në Greqi janë konfirmuar 122.230 raste me Covid-19....

Në periudhën 25-31 korrik në Greqi  janë konfirmuar 122.230 raste me Covid-19, nga të cilët 20 për qind janë riinfeksione.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 802.999 testime, me një normë pozitive prej 15.22 për qind, krahasuar me 15.56 për qind një javë më parë.

Në shtatë ditë janë regjistruar 355 vdekje, 84 vdekje ose 21 për qind më shumë se javën e kaluar.

Në periudhën specifike, në spitalet greke janë shtruar 2558 dhe 2219 pacientë, ndërsa në repartet e terapisë intensive në spitalet greke janë gjithsej 138 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë konfirmuar 4.474.616 raste me Covid-19 dhe kanë vdekur 31.377 persona.