Maqedoni

Covid-19, 2 viktima, 178 infektime e 592 të shëruar në 24 orë

03.08.2022 15:14

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy fatalitete nga Shkupi (72 dhe 60 vjeç) që kanë ndërruar jetë në kushte spitalore...

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy fatalitete nga Shkupi (72 dhe 60 vjeç) që kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Janë regjistruar edhe dy viktima nga “Termini im”, një 67 vjeçar nga Manastiri dhe një 65 vjeçar nga Struga që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e tyre mes datave 7 – 23 korrik. Në 24 orët e fundit, nga 1238 testime të bëra janë regjistruar edhe 178 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 33 janë  riinfeksione. Shkupi vazhdon të mbajë numrin më të madh të të infektuarve me – 101, ndërsa qytetet e tjera kanë më pak se dhjetë raste. 
 
Në këto 24 orë gjithashtu u regjistruan 592 pacient të shëruar, prej tyre 259 janë nga Shkupi. Aktualisht numri i rasteve aktive në vendin tonë është 4116, edhe në këtë listë kryeson kryeqendra me 1725  raste aktive.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI