Maqedoni

SHGM: Gjykata e Apelit “burgosi” gazetarinë

16.01.2015 14:50

Para Gjykatës së Apelit, e cila vendosi dënimin me burg prej dy vjetësh për gazetarin, Tomisllav Kezharovski...

Para Gjykatës së Apelit, e cila vendosi dënimin me burg prej dy vjetësh për gazetarin, Tomisllav Kezharovski, shoqatat dhe sindikatat e gazetarëve përmes një pres-konference shprehën mllefin e tyre ndaj këtij vendimi. 
 
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, tha se Gjykata e Apelit me uljen e burgimit nga katër e gjysmë në dy vjet burg nuk ka arritur të korrigjojë gabimin e Gjykatës Themelore, sepse edhe një ditë burg për një gazetar të pafajshëm është shumë dhe do të shkaktojë pasoja të rënda ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë së mediave.  
 
“Ulja e burgimit në dy vjet për ne nuk është vendim i duhur. Vendimi i vetëm i duhur do të ishte që Kezharovski të shpallet i pafajshëm, sepse kështu është gjendja faktike. Me këtë vendim të padrejtë, gjykata kur mori këtë vendim nuk vendosi që të ndajë drejtësi, por të bëjë kalkulime politike. Në vend që gjatë miratimit të vendimit të mbrojë të drejtat e gazetarit të pafajshëm, ata vendosën që të mbrojnë fytyrën e atyre që bënë kalkulime të gabueshme para dy viteve, se burgimi i gazetarëve në Maqedoni mund të kalojë ashtu kollaj”- deklaroi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
 
Përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve paralajmëruan se gjatë javës që vjen do të organizojnë protestë para Gjykatës së Apelit, për të kërkuar lirinë e Kezharovskit.