Maqedoni

Ministria e Kulturës mbështet studentët e talentuar në universitete me renome botërore

16.01.2015 14:53

Ministria e Kulturës në kontinuitet po i realizon aktivitetet për mbështetjen e artistëve të rinj dhe kuadrove deficitare në vend në sferën e kulturës, filmit, teatrit dhe muzikës...

Edhe këtë vit ky institucion ndan bursa dhe u jep mundësi studentëve të studiojnë në universitet me famë botërore. Bëhet fjalë për studime diplomike, posdiplomike, doktoraturë dhe specializim.
 
“Këtë vit janë përkrahur 30 studentë me bursa, të cilët shkollimin e tyre do ta vazhdojnë në disa prej universiteteve me renome në botë, si në Paris, Las Vegas, SHBA, Moskë, Lubjanë, Pragë dhe në shumë vende të tjera të njohura botërisht”- deklaroi ministrja e Kulturës, Eliza Kanceska-Milevska.
 
“Sigurisht që është një masë e mirë për të vijuar studimet diplomike dhe postdiplomike dhe kur të kthehemi të mund të këmbejmë përvojat e arritura atje”- tha një student.
 
Me këtë rast, ministria e Kulturës bën thirrje që të gjithë artistët me vëmendje ta ndjekin konkursin e shpallur në ueb-faqen e tyre dhe të aplikojnë, me qëllim që të shfrytëzojnë këto mundësi për shkollim profesional dhe përsosmëri në drejtimin e caktuar.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI