RMV i dhuron Ukrainës 4 avionë ushtarak

04.08.2022 13:13

Republika e Maqedonisë së Veriut....

Republika e Maqedonisë së Veriut do ti dhurojë Ukrainës katër avionët ushtarakë “Sukhoi - SU-25” që Maqedonia i bleu pikërisht nga Ukraina gjatë konfliktit në vitin 2001 për katër milionë euro.

Por këtë informacion nga Ministria e Mbrojtjes as nuk e kanë konfirmuar, e as nuk e kanë mohuar. Pikërisht këto katër avion ushtarak, RMV kishte planifikuar që fillimisht ti shiste në vitin 2004, ndërsa tani në vitin 2022 ti dhuronë.

Por nga Ministria e Mbrojtjes shkrut kanë pohuar se detajet e sakta të të tre vendimeve, përmbajtja dhe shpjegimi i tyre do të deklasifikohen dhe botuar në mënyrë transparente.

MB: Nuk cënohet gatishmëria luftarake e ARM-së

Vendimet e marra deri tani sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk e cenojnë gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë.

Ditë më parë Ministria e Mbrojtjes e konfirmoi informacionin për dhurimin e tankeve ushtarake, poashtu Ukrainës. Sipas MB, bëhet fjalë për tanke pjesë e batalionit tankist të Ushtrisë, i cili planifikohet të shpërbëhet.

Bëhet fjalë për tanke të gjeneratës së tretë, të cilat me zhvillimin e teknologjisë për disa vite do të ishin jokonkurruese dhe të papajtueshme me kërkesat e MB.

Këto avion ushtarak janë projektuar për mbështetje të afërt të këmbësorisë dhe gjatë konfliktit kanë pasur disa fluturime luftarake në mbështetje të aksioneve tokësore të forcave të sigurisë maqedonase.

Në qershor, Partia e Majtë njoftoi se nga sinjalizuesit, oficerë të punësuar në ushtri, kanë mësuar se aeroplanët “Sukhoi” janë duke u kontrolluar dhe riparuar në aeroportin ushtarak të ARM-së.

Sipas të majtës këto riparime po kryhen nga inxhinierë ushtarakë ukrainas, gjë që tregon se kjo po bëhet për t'i dorëzuar në Ukrainë, si donacion nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Në pranverën e vitit 2003, Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë deklaroi se nuk kishte më nevojë për avionë luftarakë, dhe kishin planifikuar ti shesin. 

Dje, zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve maqedonase për dhurimin e tankeve T-72 për Ukrainën. Pas kësaj erdhi reagimi i shpejtë i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Maqedonisë, të cilët deklaruan se Maqedonia është shtet sovran që vendimet i merr në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare. (Fitim Kryeziu, TVM2)