Porfirije kaloi kufirin pa kontroll, dorëhiqet shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç
Pas njoftimeve se patriarku serb....

Pas njoftimeve se patriarku serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi një ditë më parë për të nënshkruar marrëveshjen kontraverze me kryeministrin Abazoviç, pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar, shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen.
Nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria e cila tashmë është nën ankthin e përballjes brenda këtij muaji me një mocion mosbesimi të iniciuar tashmë nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviç.
Abazoviç përballë mocionit të mosbesimit, inicuesve iu mungojnë votat e 5 deputetëve
36 deputetë kanë paraqitur në procedurë parlamentare mocionin për shkarkimin e Abazoviç nga posti i kryeministrit. Demokratët Socialistë , thonë se kryeministri ka shkelur interesat kombëtare të Malit të Zi.
Sipas partisë më të madhe në vend, marrëveshja me Patriarkanën e Beogradit do të shfuqizohet nga qeveria e re. Edhe Partia Socialdemokrate , pjesë e koalicionit qeverisës, jo vetëm që është e vendosur për shkarkimin e Abazoviç, por madje e quajnë - iniciativë të vonuar.
Mbështetje kanë edhe nga Partia Liberale , Socialdemokratët , dhe Bashkimit Demokratik i Shqiptarëve, të cilat gjithashtu vlerësojnë se mungesa e rezultateve të Qeverisë në drejtim të zbatimit të prioriteteve që u përcaktuan gjatë zgjedhjes së saj, kulmoi me nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
Për rrëzimin e qeverisë kërkohet shumica prej 41 deputetësh pra, partive iniciuese të mocionit të mosbesimit, ju duhet të sigurojnë aktualisht edhe votat e të paktën pesë deputetëve të tjerë.
Dritan Abazoviç ishte politikani i parë në rajon që i bëri mbledhjet e qeverisë transparente për publikun, por firmosja në fshehtësi e një marrëveshjeje kaq të kontestueshme, si kjo me Kishën Ortodokse dhe Serbe, bëri që ai të cilësohet tradhëtar i kombit. (Armend Murseli, TVM2)
