Prag lufte në Azi, Kina lëshon raketa në Tajvan
Kina ka nisur një stërvitje të paprecedentë ushtarake....

Kina ka nisur një stërvitje të paprecedentë ushtarake në gjashtë pika të ndryshme në zonën detare të Tajvanit.
Stërvitja ushtarake kineze nisi dje, pas vizitës së kryetares së Dhomës së përfaqësuesve në SHBA, Nansi Pelosi në ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron pjesë të tij.
Raportohet se Kina ka disa raketa balistike në ujërat e Tajvanit me Kinën ku ka konfirmuar lëshimin e raketave.
Ministria e Mbrojtjes në Tajvan tha se ka aktivizuar sistemet përkatëse të mbrojtjes në përgjigje të Kinës.
Zyrtarët e Tajvanit kanë thënë se stërvitjet shkelin rregullat e KB, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lundrimin e lirë ajror dhe detar.
Të mërkurën mbrëma, vetëm disa orë pasi Pelosi u nis për në Korenë e Jugut, aeroplanë të paidentifikuar, fluturuan mbi zonën e ishujve periferikë të Tajvanit. Ministri i Jashtëm i Kinës, vizitën e Pelosit në Tajvan e quajti një akt “të papërgjegjshëm dhe irracional” nga Shtetet e Bashkuara.
Tha se Kina kishte bërë përpjekjet maksimale diplomatike për të shmangur krizën, por kurrë nuk do të lejonte që interesat e saj thelbësore të cenoheshin.
Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin më 2 dhe 3 gusht, dhe udhëheqësve tajvanez u tha se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina, pa e theksuar nëse mbrojtja do të ishte e karakterit ushtarak.
SEMRA AJETI
