QSHP Kumanovë: Kemi teste dhe personel mjekësor të mjaftueshëm për “Covid 19”

04.08.2022 14:32

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19....

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve të interesuar për tu testuar. Testimet kryesisht po kryhen , përmes “Termini Im”, por edhe me kërkesë të Spitalit të Kumanovës.

Në fakt sipas autoriteteve shëndetësore ndonëse gjendja paraqitet të jet stabile, megjithatë interesimi për testim vazhdon të jet evident.

 “Gjendja epidemiologjike në rajonin e Kumanovës kohëve të fundit është stabile, nuk ka ndonjë rritje drastike të numrit të të infektuarve me Korona Virus. Ne si institucion i bëjmë rrethë 60 teste prej të cilave shumica janë raste pozitive, edhe pse kemi kapacitet të bëjmë shumë, mirëpo me “Termini Im” dhe nga Spitali kemi aq pacient për tu testuar”, tha mes tjerash Latifi, Drejtor i ISHP “Qendra e Shëndetit Publik” – Kumanovë.

Arif Latifi, thotë se Institucioni që ai drejton, ka mjaftueshëm teste si dhe personel mjekësor për t’iu përgjigjur pozitivisht nevojave të qytetarëve.

“Nuk kemi mungesë të testeve, kemi teste të mjaftueshme gjithashtu kemi personel mjekësor të nevojshëm kështu që ne si Qendër e Shëndetit Publik kemi kapacitet që të kryejmë edhe 300 – 400 teste në ditë nëse paraqitet nevoja për tu testuar. Shumica e qytetarëve që kryejnë testime janë kryesisht nga vendi dhe janë përmes “Termini Im”, por ka edhe disa mërgimtarë që vijnë testohen për të vërtetuar se janë ose je me Covid-19, e që pastaj të udhëtojnë”, tha mes tjerash Latifi.

Nga Qendra e Shëndetit Publik, gjithashtu apelojnë deri tek qyetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet e MSH me qëllim parandalimin e përhapjes së Virusit Korona. (Fatlum Aqifi, TVM2)