Bastisja në policinë financiare, vazhdojnë përplasjet Ruskoska-Muaremi
Vazhdojnë përplasjet dhe akuzat mes Prokurores....

Vazhdojnë përplasjet dhe akuzat mes Prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskoska dhe Drejtorit të policisë finansiare Arafat Muaremi.
Pas paralajmërimit të Muaremit se do të padisë tre prokuroret Villma Ruskoskën, Ivana Trajçevën dhe Elizabeta Josifovskën, për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe falsifikim të dokumentacioneve, sërish reagon Ruskoska.
Ajo ka kërkuar ndihmë edhe nga ndërkombëtarët për të vërtetuar qëndrimet e saja.
"Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve në vend dhe institucionet ndërkombëtare ,ambasadat ,parasegjithash Ambasadën e SHBA-ve dhe BE-së që një herë e përgjithmonë ti kontrollojnë të gjitha faktet dhe të passtrohet kjo çështje se kush në këtë shtet e lufton korrupsionin dhe kush e bën atë. Unë gjithashtu e lus edhe prokuroren e Europës Laura Kovesi nëse është në mundësi të vijë dhe ti kontrollojë të gjitha lëndët në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion prek kur unë jam në krye të prokurorisë me theks të veçantë lëndëve të Raskovskit, Zekirit dhe këtë më të riun me Muaremin”.
Sipas Ruskoskës është shqetësuese presioni që po i bëhet prokurorisë ku ajo udhëheq nga ana e një personi të emëruar nga Qeveria.
Nësë shteti dëshiron të jet shtet juridik e vërteta duhet të dalë në pah ,teksa ka thënë se të gjitha dëshmitë që i posedon do ti ndaj me publikun.
Ndërkohë Drejtori i policisë finansiare Arafat Muaremi bën thirrje prokurores Ruskoska se nëse posedon njohuri dhe informacione për krim të kryer tia dëshmojë publikut dhe të plasojë aktakuzë kundër tij dhe jo informata dhe njohuri të pabazuara.
"I bashkangjitem edhe unë thirrjes tuaj drejtuar ambasadave dhe të gjitha palëve të cilave u bëni thirrje për ndihmë.Le ta vërtetojnë edhe ata atë qe e bëri Prokuroria republikane publike gjatë mbikqyrjes së punës tuaj joligjore dhe veprimit joetik.Përgjegjësi për arbitraritetin tuaj duhet të ketë. Prokurorja Ruskovska duket se qëllimisht harron se krimi dëshmohet brenda institucioneve dhe se qytetarët janë ata që tregojnë besim në to në bazë të punës së tyre. Nëse merren parasysh sondazhet e fundit, besimi i publikut nuk është shumë i favorshëm për ju." - thuhet në reagimin me shkrim të Muaremit.
Edhe nga Shoqata e Prokurorëve reagojnë në letrën e hapur të prokurorës Ruskoska. Sipas tyre me këtë veprim Ruskoska ka dëmtuar reputacionin e prokurorisë publike dhe cenon rëndë Kodin e Etikës së prokurorëve publikë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
