Botë
Vazhdojnë granatimet ruse në Ukrainë, në mesin e të plagosuve edhe tre fëmijë
04.08.2022 16:41
Granatimet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur...

Së fundmi bombardime janë raportuar në qytetin lindor të Toretsk po ashtu edhe Donetsk. Si pasojë e shpërthimeve të paktën pesë persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur. Granatimet goditën një stacion të transportit publik ku ishin mbledhur njerëzit.
Në mesin e të plagosurve ishin edhe tre fëmijë. Bombardime ka patur edhe në qytetet Kharkiv dhe Chuhuivnë, një person u vra dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Raketat ruse nuk kanë kyrsyër as qytete Bakhmut, Marinka dhe Shevçenko. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake “nuk mund të jetë indiferente” ndaj “luftës brutale të agresionit” që Rusia po i shkakton Ukrainës por pranoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën ka një kosto të lartë.
“Ne po shohim akte lufte, sulme ndaj civilëve dhe shkatërrime që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë .Ne paguajmë një çmim për mbështetjen tonë ndaj Ukrainës. Për mbështetjen ushtarake, humanitare dhe financiare. Për sanksionet, të cilat kanë rezultuar në rritje të inflacionit dhe çmime më të larta në vendet tona”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në Zaporizhzhia, termocentrali bërthamorë është jasht kontrollit, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike, i cili përsëriti apelin për t’u lejuar aakses në termocentral.
“Termocentrali mëi madh bërthamor i pushtuar nga Rusia është “plotësisht jashtë kontrollit.Komunikimi me termocentralin nuk funksionon çdo ditë dhe personeli jonë nuk ka akses në vetë objektin për të siguruar që funksionimi i tij të mos jetë burim rreziku. Uzina në Zaporizhzhia ka nevojë për një inspektim dhe riparim përndryshe mund të ndodhë ndonjë shpërthim me pasoja katastrofale”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike, Rafael Grossi.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken akuzoi Rusinë për përdorimin e uzinës si mburojë bërthamore dhe me këtë kërrcënon botën. Blinken tha seRusia ka vendosur trupa atje, duke parandaluar forcat ukrainase t’i kundërpërgjigjen zjarrit me zjarr nga rreziku i ndonjë aksidenti të tmerrshëm bërthamor.
FARIJE DAUTI BAKIU
