Maqedoni

Situata me covid-19, regjistrohen 844 raste të reja dhe 3 të vdekur

04.08.2022 17:17

Gjatë 24 orëve të fundit Janë kryer 1.890 testime dhe janë regjistruar 844 raste të reja me COVID-19...

Gjatë 24 orëve të fundit Janë kryer 1.890 testime dhe janë regjistruar 844 raste të reja me COVID-19. Numri më i madh i të infektuarve është në  Shkup - 374, janë regjistruar 188 riinfektime.
 
Gjatë 24 orëve janë regjistruar tre fatalitete nga Shkupi të cilët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Janë regjistruar edhe 3 viktima nga termini im mes datave prej 05.07. - 30.07 nga Tetova, Kavadari dhe Ohri.
 
Dy persona vdiqën në shtëpi dhe një në spital. Janë regjistuar 815 pacientë të shëruar.  Aktualisht numri i rasteve active në vend është 4139. Njëzet fëmijë pozitivë me Covid po trajtohen në spitalin në “Kozle”.
 
Më të vegjlit janë të porsalindurit, megjithëse nënat e tyre nuk janë pozitive me virusin korona, thotë mjeku Dragi Dacevski. Ai njëherit apelon që foshnjet e posalindura nga materniteti të dërgohen në shtëpi dhe të evitohen kontaktet me njerëz sepse virusi është shumë aktiv i sulmon edhe fëmijët. Në bazë ditore në spitalin Kozle ka rreth 50 kontrolla, ndërsa gjatë fundjavave frekuentimi është i lartë. 
 
“I marrim në patologji në moshë prej dy deri në 5 vjec. Zakonisht kanë temperaturë të lartë, disa ankohen në kokëdhembje, rrallë ka me vjellje, presion në gjoks nuk kanë, por ka fëmijë që ankohen në dhimbje të fytit, teshtitje, lotim të syve”, u shpreh mjeku Dragi Dacevski.
 
Mjeku Dacevski thote se tani për momentin jane 24 fëmijë që u nevojitet trajtim spitalor. 
 
“Kisha dashur që edhe nga periferitë e vendit por edhe nga Shkupi, të jenë më tepër të angazhuar shërbimi primar shëndetësor në atë pjesë që janë me simptomatologji të lehtë”, theksoi Dacevski.
 
Në raportin e fundit të ISHP-së  është regjistruar një rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19 me 84,8% në grupmoshën 0-9 vjeç. 
 
VLORA TOPOJANI