Sportet E Tjera

Elena Fanchini deri te fitorja pas nëntë vitesh

16.01.2015 15:00

Në konkurimin e femrave, në lëshimin e mbajtur në Kortina Dampeco të Italisë, ndodhi surprizë e madhe, me ç`rast deri te fitorja erdhi skiatorja vendase, Elena Fanchini...

29 vjeçarja, me kohë prej 1 minutë, nëntë sekonda e 53 të qintat, regjistroi vetëm fitoren e dytë në karierë, të parën që nga viti 2005, prej kur kishte vetëm edhe dy piadestale.

Italianja, triumfoi me përparsi prej 15 të qintat ndaj një surprize tjetër të madhe, kanadezez Larisa Jurkiu, për të cilën ishte ky podiumi I parë në karierën e saj.

Bashkë me këto dy skiatore, në piadestal u ngjit edhe gjermanja Viktoria Rebensburg, ndërsa nga favoritet tjera Anna Feninger ishte e pesta, Lindzej Von e dhjeta, ndërsa Tina Maze u ndal vetëm në pozitën 13-të.

Pas garës së sotme, sllovenja Tina Maze prinë me renditjen e përgjithshme te femrat, me 877 pikë të tubuara, 272 më shumë se e dyta Mikaela Shiffrin, ndërsa në disiplinën e lëshimit, e para është Lindzej Von me 258 pikë, 47 më shumë se Rebensburg. 

MUSTAFA ADEMI