Botë

Rriten infektimet me covid-19 në rajon, Europa shton masat anti-covid

04.08.2022 18:16

Shifrat me covid në rajon dhe botë po vazhdojnë të ndiqen me shqetësim...

Në Kosovë një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit, derisa bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 1 mijë e 155 raste të reja, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 9 mijë e 592 persona.  Edhe në Bosnjë e Hercegovinë u regjistruan pesë raste të vdekshmërisë, kurse u raportuan edhe mbi 600 raste të infektimit. 
 
Derisa Kroacia raportoi për 1.458 raste të reja dhe 15 pacient të vdekur si pasojë e covid 19. Mbi 1.600 raste u regjistruan në Slloveni. 
 
E rritja e rasteve dhe afrimi i vjeshtës ka nxitur qeveritë evropiane që të reagojnë për të parandaluar mundësinë e shpërthimit të vales së re të infektimeve.  Qeveria gjermane tha se masat mbeten në fuqi gjatë vjeshtës dhe dimrit, Maskat dhe testimet do të jenë të detyrueshme nga tetori deri në fillim të prillit në spitale, në shtëpitë e kujdesit.
 
Pasagjerëve në aeroplanë dhe ata që udhëtojnë me tren dhe autobus në destinacione të gjata, po ashtu do t’iu kërkohet që të mbajnë maska gjatë kësaj periudhe. Gjermania gjithashtu mund të vendosë të kërkojë maska në transportin publik lokal, në shkolla për nxënësit në klasën e pestë e lart, dhe në ngjarjet publike të brendshme.
 
Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, edhe qeveria bullgaria ka kthyer detyrimin e vendosjes së maskave në ambient të mbyllura. Përjashtime do të ketë vetëm për aktivitetet sportive, si dhe për fëmijët nën moshën 6 vjec.
 
BELINDA KOKA ADEMI