Maqedoni
Inspektorati shtetëror i tregut, shqiptohen sanksione për disa tregtarë të peletit
04.08.2022 18:39
Gjoba nga 200 deri në 800 euro për persona juridik, kanë marrë disa tregtarë që shesin peleta...

Gjoba nga 200 deri në 800 euro për persona juridik, kanë marrë disa tregtarë që shesin peleta, ndërsa përgjegjësit janë gjobitur nga 40 deri në 80 euro, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Deri më tani Inspektorati ka kryer gjithësej 131 kontrolle.
Kompetentët thonë se inspektimet do të vazhdojnë nëse është e nevojshme do të veprohet edhe me drurin për ngrohje, i cili në magazinat private varion nga 4800 deri në 5000 denarë për metër kub.
Në një periudhë kur vendi po ballafaqohet me standard të shtrenjtë të jetesës, dhe inflacionit dyshifror, Ndërrmarrja Publike , Pyjet Nacionale kërkoi rritje 20 për qind të çmimit të drurit për ngrohje.
Përveç kostos së lartë të peletit dhe drurit për ngohje, konsumatorët e kyçur në rrjetin më të madh të ngrohjes në Shkup nga ky muaj do të paguajnë çmim më të lartë, duke u rritur për 14,18 për qind.
