Botë
Shqipëri, tre të vdekur nga coronavirusi
04.08.2022 19:57
Tre persona të tjerë kanë humbur jetën, si pasojë e coronavirusit në Shqipëri, në 24 orët e fundit...

Një qytetar nga Korça 49 vjeç, një nga Kuçova 74 vjeç dhe një qytetare nga Librazhdi 75 vjeçe, nuk mundën t’i mbijetonin virusit vdekjeprurës, që deri tani ka shkaktuar zyrtarisht 3554 humbje jete.
Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bie në sy ulja sërish e rasteve të reja të infektimeve. Nga 2052 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 776 prej tyre rezultuan pozitive.
Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.
