Ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së, rastin Muaremi-Ruskoska ta zgjidhin institucionet

05.08.2022 14:50

Thirrjet e Prokurores Villma Ruskoska adresuar ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së për të intervenuar në rastin për Drejtorin e policisë finansiare Arafat Muaremi,duket se nuk merr mbështetje.

Thirrjet e Prokurores Villma Ruskoska adresuar ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së për të intervenuar në rastin për Drejtorin e policisë finansiare Arafat Muaremi,duket se nuk merr mbështetje.

Pas Ambasadës së SHBA-ve, e cila nuk potencon ndonjë involvim të tyre direkt në kët rast por mbështesin institucionet shtetërore që të sigurojnë trasnparencë dhe llogaridhnie  të institucioneve dhe brneda tyre, përgjigjet edhe ambasada e BE-së. Bashkimi Evropian me kujdes i ndjek ndodhit lidhur me akuzat publike të ndërsjellta  mes Prokurores publike për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskoska dhe Drejtorit të drejtorisë së policise finansiare Arafat Muaremi dhe vlerësojnë se ato çëshje duhet ti zgjedhin organet kompetente thuhet në përgjigjen e BE-së.

"Zbatimi i sundimit të së drejtës është një nga prioritet më të larta të BE-së. Është një pjesë thelbësore e grupit të ardhshëm të negociatave për Vlerat Themelore, i cili do të jetë i pari që do të hapet në negociatat e anëtarësimit me BE-në."

Përblasja mes dy krerëve të institucioneve Ruskoska dhe Muaremit vjen si pasojë e bastsijes në Drejtorinë e policisë financiare nga e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Parashtresa e Muaremit në drejtorinë publike lidhur me bastisjen në institucionin ku ai drejton inicio mbikqyrjen e punës së Villma Ruskokës nga ana e Prokurorisë republikane ku është konstatuar veprim kundërligjore dhe lëshime gjatë procedurës.

Nga ana tjetër Ruskoska mohon që të ketë vepruar në kundërshtim me Ligjin.

Ajo e sheh si shqetësues presionin që po i bëhet prokurorisë ku ajo udhëheq nga ana e një personi të emëruar nga Qeveria.

Nësë shteti dëshiron të jet shtet juridik, e vërteta duhet të dalë në pah, teksa ka thënë se të gjitha dëshmitë që i posedon do ti ndaj me publikun. Për Ruskoskën dhe dy prokuroret e tjera të PNKOK,  Muaremi ka paralajmëruar padi penale.

Për reagimet publike dhe përplasjet e Ruskosës me Muaremin kanë reaguar edhe nga Shoqata e Prokurorëve.

Sipas tyre me këtë veprim Ruskoska ka dëmtuar reputacionin e prokurorisë publike dhe cenon rëndë Kodin e Etikës së prokurorëve publikë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)