Super kombinimet e Vengenit për Carlo Janka
Super kombinimet e para të këtij sezoni në skijim alpik te meshkujt, të mbajtura në Vengen të Zvicrës, pas shumë emocioneve, në fund I takuan vendasit Carlo Janka...
Zvicërani, ishte më I miri pas garës së parë duke krijuar përparsi ndaj rivalëve, e cila I mundësoi në fund me lehtësi të vij deri te fitorja, me kohë të përbashkët prej 2 minuta, 29 sekonda e 31 të qintat.
Për Jankan, është kjo fitorja e nëntë në karierën e tij, gjithsej e treta në super kombinime, disiplinë në të cilën ngadhnjeu për herë të parë pas 6 vitesh.
Befasia e garës së sotme, ishte francezi Victor Muffat-Jeandet, I cili pas garës së parë ishte vetëm I 28-ti, por në fund ishte shumë pranë fitores, me ç`rast u ndal në pozitën e dytë, për piadestalin e parë në karierën e tij.
Në podium u ngjit edhe veterani Ivica Kosteliç, ndërsa favoritët tjerë si Mayer, Ligeti, e Panturo, mbetën jashtë tre pozitave të para.
Marsel Hirsher, i cili nuk u paraqit në garën e sotme, vazdhon të prij me rënditjen e përgjithshme te meshkujt, me gjithsej 836 pikë të tubuara, 212 më shumë se I dyti Jansrud, i cili sot mbeti pa plasman.
MUSTAFA ADEMI