Komisioni për sëmundje infektive nuk rekomandon masa të reja restriktive
Komisioni për sëmundje infektive pas shqyrtimit të gjendjes epidemiologjike....

Komisioni për sëmundje infektive pas shqyrtimit të gjendjes epidemiologjike në vend nuk rekomandoi masa të reja restriktive.
Javën që lam pas është shënuar rritje e vogël e rasteve të reja me “Covid-19”, edhe atë 8. 5 përqind, që është dukshëm më i ulët krahasuar me një javë më parë apo 55. 7 përqind dhe është në pajtueshmëri me uljen e numrit reproduktiv.
RMV është në fazën e transmisionit të gjërë por ka kapacitete adekuate për tu përballur.
“Komisioni nuk rekomandon masa të reja restriktive dhe dhe u bën thirrje qytetarëve për sjellje të vetëdijshme dhe respektim të masave të cilat janë në fuqi, mbajtjen e maskave mbrojtëse në institucuonet shëndetësore, barnatoret, në kaudër të transportit publik dhe institucionet përkujdesëse. Qytetarët të cilët kanë simptome apo dyshojnë se janë kovid pozitiv, të sillen me përgjegjësi dhe ti mbrojnë njerëzit përreth tyre, duke shmangur kontaktet e afërta me njerëz tjerë dhe qëndrimit në hapsira të mbyllura pa maska” – thanë nga KSI.
Mbetet në fuqi edhe thirrja për qytetarët që bëjnë pjesë në grupe të rrezikuara tu përmbahen masave epidemiologjike, si larja dhe dezinfektimi i duarve, shmangja e hapsirave të mbyllura dhe të paajrosura si dhe zbatimi i rekomandimeve për vaksinim kundër “Covid-19”. (Flutura Latifi, TVM2)
