Maqedoni
Koalicioni ndryshojmë, ndihma për të verbërit 35% e pagës mesatare
05.08.2022 16:40
Koalicionit “Ndryshojmë” kërkon që personat me shikim të dëmtuar të marrin ndihmë 35% e pagës mesatare...

Koalicionit “Ndryshojmë” kërkon që personat me shikim të dëmtuar të marrin ndihmë 35% e pagës mesatare, ose mbi 10 mijë denarë në muaj, si dhe asistentët e tyre të paguhen me pagë të plotë që shërbime e tyre të jenë me orarë më të zgjatur, pasi katër orët në shërbim të tyre janë të pamjaftueshme.
Suaret Alishan kryetar I Kualicionit Ndryshojmë thot se kërkesa e tyre është që formohet Agjencioni nacionale për personat me nevoja të posaçme, ku do të merrnin pjesë 3500 persona që I takojnë kategorisë së personave me shikim të dëmtuar.
“Janë formuar shoqata, ku kryetarët luajnë rolin e organizatorëve për asistencë, kurse asistentët nuk vijnë kurrë vetëm paratë i marrin. Ky është problemi tjetër që kemi andaj kërkojnë formim të Agjencisë Nacionale, urgjentisht”, theksoi Suaret Alishan nga Shoqata “Koalicioni Ndryshojmë”.
Ministria e Shëndetësisë u ka garantuar dhënien pa pagesë të pajisjeve ortopedike. Por, kjo nuk është e mjaftueshme thonë nga kualicioni.
“Numri është shumë i ulët i personave me aftësi të kufizuara që janë të punësuar në institucionet publike apo firmat private. Prandaj shoqata jonë kemi aplikuar në një projekt në Bruksel për ti trajnuar personat në fjalë që sipas mundësisë së tyre të aftësohen për punë që të vlejnë për shoqërinë dhe veten e tyre”, u shpreh Monika Donçevska nga Shoqata “Koalicioni Ndryshojmë”
Suaret Alishan me 99% verbëri, ankohet se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale padrejtësisht i ka pezulluar të ardhurat prej 4 mijë denarësh, gjë të cilën e quan presion për ta heshtur.
Nga Ministria e Punës dhe politikës sociale thonë se duhen të bëhen disa ndryshime ligjore, ku në plotësimin e tij do të marrin pjesë edhe shoqatat e personave me aftësi të posaçme.
Sipas tyre e drejta e ndihmës së garantuar minimale i takon një familje që është materialisht e pasiguruar dhe nuk zotëron prona dhe të drejta pronësore nga të cilat mund të sigurojë ushqimin.
SEMRA AJETI
