Botë
Tajvan, shqetësime për sulm ushtarak nga Kina
05.08.2022 17:19
Tajvani është i shqetësuar për sulm ushtarak nga Kina. Kina po zhvillon stërvitje...

Tajvani është i shqetësuar për sulm ushtarak nga Kina. Kina po zhvillon stërvitje kërcënuese ushtarake në gjashtë zona jashtë brigjeve të Tajvanit. Raketat u lëshuan gjithashtu mbi Tajvan, thanë zyrtarët e mbrojtjes për mediat shtetërore.
Minsitria tajvaneze e mbrojtjes ka bërë të ditur se luftanijet dhe avionët kinezë kanë kaluar vijën e ndarjes në ngushticën e Tajvanit. Krerët shtetëror kanë shprehur gatishmëri për luftë nëse është e nevojshme, duke theksuar se nuk do të lejojnë izolimin e ishullit. Patrulla ajrore dhe flota detare janë në gatishmëri dhe janë vendosur sisteme raketore.
“Kina është fqi I keq, po e dëshmon forcën ushtarake në portat e vendit tonë. I shfrytëzon strvitjet ushtarake për shkatrrimin e linjave më të frekuentuara në shkëmbimin ndërkombëtar”.
"Të gjithë oficerët dhe ushtarët janë plotësisht të përgatitur për t'u përballur me të gjitha llojet e situatave komplekse dhe të vështira, dhe po përmirësojnë vazhdimisht aftësitë e luftimit në çdo kohë, lëshimin në kohë të raketave dhe shkatërrimin efektiv të objektivave." Ne do të luftojmë sipas urdhrave, do të kryejmë misionin, detyrat luftarake dhe do t'i rezistojmë të gjitha përpjekjeve të forcave të jashtme dhe separatistëve për të ashtuquajturën pavarësi të Tajvanit”, u shpreh komandanti i ushtrisë kineze Ren Yang.
Kina tha se po anulon ose pezullon dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikë në disa çështje, nga ndryshimet klimatike tek marrëdhëniet ushtarake dhe përpjekjet e përbashkëta kundër drogës, si shenjë hakmarrje të vizitës së Pelosit në Tajvan.
Kina poashtu njoftoi edhe sanksione të paspecifikuara ndaj Pelosit dhe familjes së saj, të cilat në përgjithësi janë kryesisht simbolike. Sekretari shtetëror amerikan I shtetit e quajti të pa arsyeshme reagimet kineze.
“Nuk ka arsyetim për këtë reagim radikal, disproporcionale dhe reagim ushtarak përshkallëzues. Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën për Kinën, e cila bazohet në Aktin e Marrëdhënieve me Tajvanin, tre komunikata dhe gjashtë garanci. Nuk duam ndryshime të njëanshme të status quo-së. Ne nuk mbështesim një Tajvan të pavarur. Ne presim që mosmarrëveshjet në të dyja anët e ngushticës të zgjidhen në mënyrë paqësore”, theksoi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinke.
Stërvitjet do të zgjasin deri të dielën dhe konsiderohen si më të mëdhenjtë e mbajtura deri më tani afër Tajvanit. Kina këmbëngul që Tajvani është territori i saj dhe kërcënimi për të përdorur forcën për ta vënë atë nën kontrollë është vazhdimisht I pranishm në propagandën e Partisë Komuniste për më shumë se shtatë dekada, që kur palët u Tajvani u ndaj pas luftës civile në vitin 1949.
AIDA ZYBERI AVDIU
