Maqedoni
MPPS, do të fillojë ndihma për ngrohje tetor-mars
05.08.2022 17:57
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, bën të ditur se ndihma në para për kovid-19 përfundoi...

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, bën të ditur se ndihma në para për kovid-19 përfundoi, ndërsa do të fillojë ndihma për ngrohje nga tetori deri në mars.
Kjo Ministri duke konsideruar se rrethanat e jashtëzakonshme me pandeminë COVID-19 kanë përfunduar, njofton qytetarët se qasja e lehtësuar në të drejtën e asistencës minimale të garantuar pushon së vlefshmi dhe përfituesit e ndihmës minimale të garantuar do të marrin një kompensim monetar për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjisë në amvisëri për muajt tetor deri në mars, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen Sociale.
