Maqedoni

Parashikimi i motit

06.08.2022 11:25

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë vranësira të shtuara. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, në disa vende do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11°C deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale prej 32°C deri në 39°C. UV indeksi do të jetë = 8.
 
Në Shkup mot i ngjashëm me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37°C.
 
Të dielën do të fryjë erë e fortë verilindore e cila do të shkaktojë rënie të lehtë të temperaturës ditore. Nga e diela pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.