Botë
Kroaci, aksidentohet autobusi me targa polake, të paktën 11 të vdekur dhe 34 të plagosur
06.08.2022 11:39
Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm në autostradën A4 Zagreb-Goriçan....

Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm në autostradën A4 Zagreb-Goriçan.
Deri më tani raportohet për 11 persona të vdekur në vend, ndërsa 34 të tjerë u plagosën lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raportojnë mediat kroate.
Policia, së bashku me ekipet e tjera të ndihmës së parë, si emergjenca dhe zjarrfikësit, janë në vendngjarje.
“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur, por jozyrtarisht raportohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.
