Maqedoni
Temperatura të larta në Kumanovë, shtohen thirrjet në ndihmën e shpejtë
06.08.2022 12:42
Temperaturat e larta që kanë kapluar edhe rajonin e Kumanovës, kanë ndikuar në shtimin e thirrjeve për ndihmë mjekësore...

Temperaturat e larta që kanë kapluar edhe rajonin e Kumanovës, kanë ndikuar në shtimin e thirrjeve për ndihmë mjekësore në repartin e Ndihmës së shpejtë. Në këtë repart, numri i pacientëve që paraqiten për ndihmë mjekësore lëviz deri në 30 thirrje brenda 24 orëve.
“Me ardhejn e sezonit të verës, është shtuar edhe volumi i punës. Paraprakisht kemi nga 15 deri 25 thirrje në ditë, sidomos në këto ditë me temperatura të larta kemi raste me kollaps, zakonisht tek mosha e thyer të cilët nuk respektojnë periudhën kohore kur edhe është vala e të nxehtit nga ora 11 e deri në ora 17, edhe tek ata me sëmundje kronike të cilët nuk i marrin terapitë, si pasoj vie deri te përkeqësimi i gjendjes. Kemi thirrje edhe në raste të aksidenteve sidomos kohëve të fundit.”, tha për TVM2, Dr. Ismet Ferati, mjek në ndihmën urgjente mjekësore Kumanovë.
Nga Ndihma e shpejtë në Kumanovë për TVM 2 theksojnë se për dallim nga vitet paraprake, këtë vit ka më pak thirrje sa i përket rasteve me Covid-19.
“Raste me Covid-19 kemi, por jo sa ka qenë në vitin2020/21, këto raste janë më të pakte dhe më të lehta ku shumica i trajtojnë në kushte shtëpiake dhe në konsultim me mjekun amë.”, tha për TVM2, Dr. Ismet Ferati.
Dr. Ferati u apelon të gjithë qytetarëve që të kenë kujdesë të shtuar dhe ti shmangin daljet në këto ditë të nxehta sidomos nga ora 11 e deri në ora 17, e ata që marrin terapi t’i marrin rregullisht, si dhe të konsumohen sa më tepër lëngje dhe të shmangen ushqimet e rënda dhe me yndyrë.
FATLUM AQIFI
