Botë

Aksidentohet autobuzi në Bullgari, katër të vdekur dhe tetë të plagosur

06.08.2022 13:45

Katër persona vdiqën dhe tetë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që përfshin një autobus rumun dhe një makinë në Bullgari...

Katër persona vdiqën dhe tetë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që përfshin një autobus rumun dhe një makinë në Bullgari
 
Aksidenti ka ndodhur natën rreth orës 02:00 mes fshatit Poikraishte dhe Kucine. Autobusi po udhëtonte në drejtim Stamboll – Bukuresht, kur goditi një makinë të parkuar dhe më pas një pemë. Në autobus ishin 26 persona, 24 pasagjerë dhe 2 shoferë - një rumun dhe një turk. Autobusi është përplasur me një makinë të ndaluar. Të plagosurit janë dërguar në spital.