Maqedoni

Gjashtë vjet nga përmbytja në Gazi Babë që mori jetën 22 personave

06.08.2022 14:40

Më 6 gusht 2016, Komuna e Gazi Babës u përfshi nga përmbytja që u morri 22 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale....

Më 6 gusht 2016, Komuna e Gazi Babës u përfshi nga përmbytja që u morri 22 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.
 
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Sefkovski, përmes një postimi në Fejsbuk thotë se viktimat nuk duhet të harrohen dhe ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë ujore.
 
“Kanë kaluar 6 vite nga përmbytja katastrofale që përfshiu Komunën e Gazi Babës. Njëzet e dy bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe dhimbja e tyre do të zgjasë përjetë. Dëmet materiale ishin të mëdha. Shtëpitë e banorëve të Stajkovces, Hasanbegut dhe vendbanimeve përreth janë shkatërruar plotësisht. Sasia e madhe e ujit për një çast solli gjithçka me vete. Kur gjithçka u shkatërrua, lindi një shpresë e re. Shumë komuna dhe qytete nga Maqedonia e Veriut, shumë vende nga bota kanë treguar solidaritetin dhe humanizmin e tyre ndaj komunës sonë. Si kryetar komune, shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo mënyre për përballimin e pasojave të përmbytjeve. Asnjëherë nuk duhet të harrohen viktimat e vërshimeve, si dhe solidariteti dhe humanizmi i mijëra njerëzve që ndihmuan në përballimin e pasojave të përmbytjes.”, shkruan Stefkovski.