Maqedoni

Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, Alternativa mban Konventën Promovuese

06.08.2022 14:58

Në Konventën Promovuese të Alternativës për zgjedhjet për në Kuvendin Komunal në Tetovë...

Në Konventën Promovuese të Alternativës  për zgjedhjet për në Kuvendin Komunal në Tetovë, kryetari i partisë Afrim Gashi prezentoi listën e këshilltarëve  ekërkoi votë për subjektin që drejton më 20 gusht.
 
“Nuk duam që të luftojmë askënd. Ne jemi vetëm një opsion në mesin e opsioneve. Duam që ta ngrisim kulturën në mesin tonë. Të mos shahemi njëri me tjetrin. Të dëshmojnë se shqiptarët nuk janë që vriten njëri me tjetrin. Kësaj here sinqerisht do t`i kisha lutur të gjithë tetovarët që pikërisht për shkak se jemi subjekt i r, kësaj here tetovarët të na besojnë neve, dua që kësaj here të na votojnë Alternativën dhe të shohin se çfarë do të bëjmë për ta.”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.