Maqedoni

PDSH prezenton në Poroj kandidatët për këshilltarë komunalë

07.08.2022 12:38

Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore për Këshillin komunal të Tetovës, Partia Demokratike Shqiptare...

Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore për Këshillin komunal të Tetovës, Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin e rradhës në fshatin Poroj. Kandidati për këshilltarë nga fshati Poroj, Ngadhnjim Alili, kërkoi mbështetjen për listën e kandidatëve të Partisë Demokratike Shqiptare duke u zotuar se do ta obligojnë udhëheqësinë komunale që si prioritet ta ketë përmirësimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarë e Tetovës, duke theksuar se “ne si PDSH e kemi dëshmuar me punë se si udhëhiqet, prandaj kërkojmë mbështetjen për listën e Partisë Demokratike Shqiptare”.
 
Bartësi i listës Visar Palloshi tha se njësoj si ish kryetarja nga radhëte BDI-së Teuta Arifi që i la rrugët e parregulluara, edhe kreu aktual Bilall Kasami vetëm premtime dha gjatë kampanjës zgjedhore por asgjë nuk realizoi.
 
Fatmire Isaku ndërkohë u zotua se nëse PDSH-ja i fiton këto zgjedhje për këshillin komunal, forca e saj do te rritet edhe në Qeveri dhe  premtoi se buxheti per Tetovëndo të rritet dhjetëfish.