Maqedoni

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, VMRO: Ndryshime kushtetuese s’do të ketë

07.08.2022 13:51

Arritja e konsensusit politik për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për vazhdimin e negociateve...

Arritja e konsensusit politik për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për vazhdimin e negociateve, ende duket shumë larg. VMRO opozitare është e prerë se nuk do të përkrah ndryshimet kushtetuese në këto rrethana. Partia e Mickovskit kundërshton kornizën negocuese pasi konsideron se me të bëhet asimilimi i maqedonasve, prandaj, fillimisht kërkon verifikimin e kornizës negocuese në referendum. 
 
“Është e qartë se s’do të ketë ndryshime kushtetuese, kjo është thënë qartë nga VMRO DPMNE. Çmimi që dëshiron të paguaj kjo qeveri e Kovaçevskit është shumë i larë. Edhe një herë dua të theksoj se në rrethana të këtilla nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Republikës së Maqedonisë nuk guxon t’i ndodh edhe një tradhëti e nxitur nga ana e LSDM-së.”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE.
 
LSDM: Presim konstruktivitet nga deputetët 
 
Mirëpo, LSDM në pushtet është optimiste se procesi integrues s’do të ketë ngecje dhe se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin. Ftojnë deputetët në konstruktivitet, pavarësisht bllokut politik që i përkasin. Paralajmërojnë konsultime të gjera me partitë politike dhe deputetët pas pushimit kolektiv të Kuvendit. 
 
“Pres konstruktivitet nga një pjesë e madhe e deputetëve se do t’i kundërvihen destruktivitetit dhe bllokadës që bën Hristijan Mickovski dhe partneri i tij Dimitar Apasiev, pasi tami është koha që të dëshmojmë se sëbashku mund të zgjedhim që shteti të vazhdojë të ec në rrugën evropiane. Të vazhdojmë në gjithë këtë proces pasi është I rëndësishem edhe shtetin edhe për qytetarët. Kështuqë unë pres që në periudhën e ardhshme do të pasojnë diskutime dhe bisedime të gjera që shteti të vazhdojë në rrugën evropiane.”, tha Darko Kaevski nga LSDM
 
Zëvëndës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiç, ditë më pare, theksoi se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin më së voni deri në fund të procesit të skriningut, që përtitet të përfundojë deri në nëntor të vitit 2023. Mbajtja e seancës së dytë ndërqeveritare është kushtëzuar me ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe sllovenëve në preambulë.   
 
SHPËTIM NUREDINI