Maqedoni

KSI: Covid pritet të jetë sëmundje endemike

07.08.2022 14:33

Situata epidemiologjike me virusin korona në vend është stabile....

Situata epidemiologjike me virusin korona në vend është stabile. Për këtë shkak Komisioni për sëmundje infektive nuk rekomandoi masa restriktive shtesë. Vendi po shkon drejt valës së pestë të infektimeve, por për dy javë pritet që gjendja të stabilizohet dhe shifrat të ulen. Sipas Kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive Aleksandar Petliçevski, dalëngadalë shëndetësia po afrohet drejt qëllimit të synuar që rastet pozitive të jenë irrelevante për shkak të simptomeve të lehta dhe të numërohen vetëm pacientët me pasqyrë të rëndë klinike që kanë nevojë për hospitalizim.
 
“Sa i përket këtij parametri gjendjen e kemi shum të mirë sepse edhe ata persona që janë të hospitalizuar diku 160, shumë pak prej tyre janë në gjende të rëndë dhe asnjë nuk është në ventilim mekanik,  që do të thotë po vjen periudha që Korona të bëhet sëmundje endemike.”, tha Aleksanadar Petliçevski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive. 
 
Petliçevski: Vaksinimi mbron nga komplikimet post Covid
 
Varianti i ri i Covid 19 jep simptome të lehta si kollitje, ndryshim të ngjyrës së zërit dhe temperaturë ndërsa te fëmijët paraqitet me probleme gastrointenstinale. Krahas kësaj sërisht rekomandohet vaksinimi sepse është dëshmuar se mbron nga komplikimet post Covid. 
 
“Vaksinimi i lehtëson simptomet por edhe komplikimet post kovid. Për momentin në Shba fillon fushatë aktive për diagnostifikimin e Kovid 19 dhe për trajtimin e tij sepse pritet muajt në vijim pandemia të mirret me post Kovid simtomet. Nga praktika shohim se vaksinat na mbrojnë për një periudhë dhe më pas ato na mbrojnë nga komplikimet, prandaj duhet të vaksinohen të gjithë duke mos përjashtuar edhe fëmijët në moshën mbi gjashtë vjeçare.”, tha Petliçevski. 
 
Në të ardhmen parshihet të hapen edhe ambulanca Covid dhe mjekët amë të diagnostifikojnë pacientët. Do të punohet edhe për detektimin e post kovid simptomave si respiratore, neurologjike psikologjike dhe pasojat që kanë  shkaktuar tek pacientët e infektuar me Covid 19.  
 
FLUTURA LATIFI